Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rojo huazohet në Turqi

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Marcos Rojo, raportohet se do të kalojë në formë huazimi te gjiganti turk, Fenerbahçe.

Argjentinasi ishte afër kalimit tek Evertoni në fund të afatit kalimtar në Angli, por klubi nga Liverpooli transferoi Yerry Minan e Barcelonës.

Tani Rojo, sipas raportimeve, do të huazohet për një vit pasi nuk ka vend në ekipin e parë të Jose Mourinhos.

Rojo ishte transferuar tek Unitedi katër vjet më parë, teksa në sezonin e fundit pati vetëm 12 paraqitje.

Artikuj të ngjashëm