Mesfushori anglez Jack Rodwell pritet të jetë përforcimi më i ri i skuadrës së Romës për këtë edicion, përcjellë "Gazzetta dello Sport" të premten.
Mësohet se palët janë afër marrëveshjes dhe se Rodwell mund të transferohet te Roma gjatë këtyre ditëve, pasi është futbollist i lirë, transmeton Koha Ditore.
28-vjeçari, pritet të firmos kontratë deri në fund të këtij edicioni me mundësi vazhdimi edhe për dy vite tjera. Rodwell edicionin e shkuar ishte pjesë e Blackburnit përpara se të lirohet në verën e këtij viti. Ai është mesfushor defensiv, por mund të luajë edhe në rolin e qendërmbrojtësit.
Rodwell ka edhe tri paraqitje me Përfaqësuesen e Anglisë kurse karrierë ka bërë edhe te skuadrat si Sunderland, Manchester City e Everton.