Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Rodriguez bëri mirë që u largua nga Reali”

James Rodriguez është lavdëruar nga babai i tij për vendimin që të kalojë nga Real Madridi te Bayern Munihu.

Kolumbiani po luan në ekipin e parë te gjermanët, në sezonin e parë që nga transferimi në formë huazimi për dy vjet.

Sipas Wilson Rodriguezit, largimi prej Realit ishte zgjedhja më e mirë pas përplasjeve me ish-trajnerin Carlo Ancelotti.

“Djali im bëri mirë që u largua nga Reali për Bayernin. Ai është shumë i lumtur në Gjermani. Jeton jetë të qetë dhe të lumtur dhe është tejet e rëndësishme për të që të luajë. Ai e do Realin po ashtu, nuk mendoj se dikush e dyshon këtë, por më e mira ishte që u largua. Kishte humbur përkrahjen në fushë, kur trajner ishte Ancelotti”, ka thënë Rodriguez për “Marca Claro”.

Rodriguez ka realizuar katër gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 16 paraqitje në Bundesligë në sezonin aktual.