Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

James drejt transferimit në MLS

Reprezentuesi kolumbian, James Rodriguez nuk është i lumtur te Bayern Munich.

Ai u transferua në formë huazimi për dy vite nga Real Madrid te Bayern Munich gjatë kësaj vere.

Por ende pa i mbushur gjashtë muaj në skuadrën e tij të re, kolumbiani mund të largohet për një destiancion të ri.

Don Balon shkruan se James nuk është i lumtur me shkarkimin e Carlo Ancelottit nga skuadra dhe ka kërkuar që të transferohet në SHBA gjatë afatit kalimtar të dimrit, transmeton KP.

Me ardhjen e Jupp Heyneckes, kolumbiani pritet të ketë më pak hapësira në skuadrën e Bayernit dhe kjo mund të ndikojë që ai të largohet nga Allianz Arena.

Për James janë të interesuara edhe treshja italiane, Juventus, Inter dhe Milan.

Artikuj të ngjashëm