Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Robert Gjeraj bashkohet me Besën

Futbollisti Robert Gjeraj ka konfirmuar se do të vazhdojë karrierën e tij te KF Besa.

Ai thotë se do ta japë maksimumin te klubi nga Peja, transmeton Koha.net.

“Prej sot jam lojtar i KF Besës aty ku fitova gjithçka që fitohet në Kosovë, dhe më dha mundësinë që të jap maksimumin që t’i arrijmë synimet që i kemi. Falënderoj të gjithë ata që më mbështetën në çdo mënyrë sa isha i pa angazhuar për arsye që tashmë dihen, dhe një falënderim për trajnerin Bekim Bakaj që më mbështetni në çdo vështirësi dhe të gjithë shokët e mi që janë të shumtë për çdo mbështetje që më kanë dhënë, respekt për të gjithë”, ka shkruar Gjeraj në Facebook.