Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

River Plate shpallet kampion në Argjentinë pas shtatë vjetësh

Futbollistët e River Plates e kanë fituar titullin e Argjentinës pas fitores 4:0 kundër Racingut. Ishte titulli i parë që prej vitit 2014 dhe i 36-ti në histori të klubit.

Me këtë fitore, Riveri e mbylli çështjen e kampionit në elitën e futbollit argjentinas tri xhiro para fundit të kampionatit. Ka 12 pikë më shumë se ndjekësit Defensa y Justice dhe Talleres de Cordoba që zënë pozitën e dytë dhe të tretë.

Për trajnerin Marce Gallard ishte titulli i vetëm që i mungonte si trajner i Riverit. Ai është në krye të kësaj skuadre për shtatë vjet e gjysmë.

Gjatë kësaj periudhe, trajneri Gallard ka fituar 13-të trofe, përfshirë dy “Copa Libertadores”, që është verzioni i Ligës së Kampionëve në Amerikën e Jugut.