River Plate ka fituar titullin në elitën e futbollit të Argjentinës, dy xhiro pa përfunduar kampionati.
Skuadra e madhe argjentinase triumfoi të dielën 3:1 përballë skuadrës Estudiantes.
Ky rezultat ka bërë që Riveri të dalë kampion me 57 pikë nga 25 ndeshje të luajtura. Është nëntë pikë para skuadrës së vendit të dytë, Talleres Cordoba.
Gjiganti i futbollit nga Buenos Aires, është ekipi më i suksesshem i Argjentinës me 38 tituj, tre më shumë se rivali Boca Juniors.
“Të gjitha meritat u shkojnë lojtarëve. Ky ekip ka përfaqësuar ndjenjën e tifozëve tanë”, ka thënë trajneri i River Plates, Martin Demichelis.