Sport

Rios Kuka, nënkampion i Ballkanit për grupmoshën U-21

Rios Kuka

Rios Kuka është përkujdesur për një medalje tjetër të fituar nga xhudistët kosovarë.

Kuka ka fituar medaljen e argjendtë në kampionatin e Ballkanit për grupmoshën U-21 që po mbahet në Podgoricë.

Kuka garon në kategorinë deri 90 kilogramë, dhe për të është medalja e parë në një garë zyrtare.

Trajneri Driton Kuka është shprehur shumë i lumtur me suksesin e tij teksa ka shkruar në “Facebook” për këtë sukses.

“Kjo ishte medalja e parë e Riosit në një garë të nivelit zyrtar. Shënoi fitore kundër malazezit dhe bullgarit e në finale humbi nga garuesi rumun. Debora Gjakova e Loris Sharapolli vendet e pesta kurse Gentiola Mani vendin e shtatë. Garuesit tjerë mbetën pa plasman!”, ka shkruar Kuka.