Paraqitja e Bajram Jashanicës në fazën e grupeve të Ligës së Evropës në edicionin 2015-2016 me Skënderbeun e Koçrës, ishte sa e mirë aq edhe e keqe, shkruan sot Koha Ditore.
Me golin e shënuar më 22 tetor të vitit 2015 në humbjen kundër Sportingut të Lisbonës 5:1, Jashanica hyri në histori të futbollit shqiptar. Por, goli i shënuar mbeti në hije vetëm pas dy muajsh, kur Jashanica dyshohej nga UEFA se kishte gisht në humbjen 3:0 në "Elbasan Arena" nga Lokomotiva e Moskës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje ishte edhe e fundit për Skënderbeun në fazën e grupeve. Skënderbeu u dënua nga UEFA pas akuzave të ngritura për kurdisje të ndeshjeve. U dënua me një vit mospjesëmarrje në Kupat e Evropës dhe me 100 mijë euro. Hije e rëndë kaploi edhe kosovarin.
"Një ëndërr imja u realizua. Luajta me Skënderbeun në fazën e grupeve të Ligës së Evropës. Shënova edhe golin e parë në histori të futbollit shqiptar. Ka qenë një ndjenjë shumë e mirë. Do të mbetet ndër kujtimet e mia më të bukura në futboll", thotë Jashanica, në një bisedë për gazetën.
Por, kur nis të flasë për akuzën siç thotë të pabazë dhe të paargumentuar, ul tonin e zërit.... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.