Pos Skënderbeut që u dënua me dhjetë vjet mospjesëmarrje në garat evropiane nga UEFA për shkak të kurdisjes së ndeshjeve, mediumet nga Tirana kanë shkruar të mërkurën se edhe dy ekipe të tjera të Shqipërisë po akuzohen për një gjë të tillë.
Bëhet fjalë për ndeshjen ndërmjet Kukësit dhe Kastriotit, të zhvilluar më 30 maj dhe që përfundoi me fitoren e vendësve 3:1.
Pjesa e parë ishte mbyllur me epërsinë e mysafirëve (0:1) për ta kthyer Kukësi rezultatin në pjesëlojën e dytë.
Një ditë pas përfundimit të këtij takimi, UEFA i kishte dërguar një raport konfidencial Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me dyshimet për këtë ndeshje.
"Më 1 qershor UEFA përmes sistemit të monitorimit të basteve BFDS, njoftonte FSHF-në se ka prova të qarta se rezultati i ndeshjes është luajtur në baste për qëllime përfitimi", ka shkruar "Panorama Sport".
-
FFK-ja reagon pas akuzave publike për kurdisje të ndeshjeve
-
Si ishte kurdisur ndeshja për të cilin UEFA dha dënime maksimale?
-
Klubi nga Mali i Zi dënohet rëndë nga UEFA për kurdisje
-
Arrestimet për kurdisje në Francë që tronditën futbollin kosovar
-
UEFA nuk komenton raportimet për kurdisje të ndeshjeve në Kosovë