Tyson Fury ka konfirmuar se rimeçi i shumëpritur me amerikanin Deontay Wilder do të mbahet më 22 shkurt, dhe se kontratat janë nënshkruar.
Dy gjigantët e peshës së rëndë në boks u përballën në dhjetor të vitit të kaluar në "Staples Center" të Los Angelesit, përballje që përfundoi me një barazim kontrovers, shkruan sot Koha Ditore.
Në një video në YouTube, Fury ka zbuluar se rimeçi është caktuar.
"Rimeçi me Wilderin është konfirmuar dhe firmosur për 22 shkurt. Kësaj radhe unë nuk kam qëndruar jashtë ringut tre vjet. Kësaj radhe nuk kam abuzuar tepër me alkool. Kësaj radhe do ta nokautoj atë", ka thënë Fury.
Fury në meçin me Wilderin, që ishte i vlefshëm për titullin WBC të peshës së rëndë, kishte qenë dominues, ndonëse dy herë ishte dashur të ngrihej nga dyshemeja.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)