Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fury pritet të përballet me Wilderin më 24 korrik në Las Vegas

Kampioni i botës në peshën e rëndë në boksin profesionist, Tyson Fury, pritet të përballet për herë të tretë me amerikanin Deontay Wilder, meç që do të jetë i vlefshëm për titullin WBC në peshën e rëndë.

Fury e Wilder po pritet të përballen më 24 korrik në “Allegiant Stadium” në Las Vegas, kështu që përballja për unifikim të gjithë titujve të mëdhenj në peshën e rëndë mes Furyt dhe Anthony Joshuas pritet të shtyhet deri në dhjetor, raporton Daily Mail.

Vendimi për përballjen e tretë erdhi, pasi gjykata e arbitrazhit i dha të drejtë Wilderit për një përballje të tretë.

Fury të martën mbrëma në rrjete sociale kishte thënë se Wilderi ka kërkuar 20 milionë dollarë për të lëshuar rrugë që të zhvillohet meçi mes Furyt dhe Joshuas.

Fury e Joshua ishte paraparë të përballheshin më 14 gusht në Arabi Saudite.