Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rikthehet futbolli në Kosovë, Prishtina e Drenica po përballen në “Fadil Vokrri”


Pas afro tre muajve, ndeshjet e futbollit sërish po luhen në Kosovë.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 18:00 po takohen Prishtina e Drenica. Është kjo ndeshja e parë pas rifillimit të garave, ndërsa i takon gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll. Nesër është ndeshja tjetër gjysmëfinale në mes të Ballkanit dhe Feronikelit (16:00). Gjysmëfinalet luhen me nga dy ndeshje.

Ndeshjet luhen pa praninë e shikuesve në stadiume, kurse te hyrja zyrtare e stadiumit në Prishtinë është vënë një tunel i vogël dezinfektues përmes të cilit është dashur të kalojnë të gjithë ata që kanë hyrë në stadium. Disa tifozë të Prishtinas po e përcjellin ndeshjet nga platoja e Pallatit të Rinisë.