Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rikthehet Bonucci, lëndohet Rabioti

Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot, ka pësuar një lëndim në stërvitjen e së hënës në qendrën “Continassa”.

Francezi qëndroi i shtrirë për disa minuta në fushë dhe mori trajtim mjekësorë pas një përplasje që pati me mbrojtësin Diego Stramaccioni, i cili luan për ekipin U23 të Juves, por po stërvitet me ekipin e parë.

Gjendja e Rabiotit duhet të monitorohet për të parë saktë nëse do të mund të jetë i gatshëm për duelin e radhës.

Juventusi do të përballet të martë me Villarrealin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, duel që luhet të martë në Spanjë.

Lajm i mirë për trajnerin Max Allegri është rikthimi i Leonardo Bonuccit, i cili ka stërvitur me ekipin.

Artikuj të ngjashëm