I huazuari nga Southamptoni, Carlos Alcaraz, ka pësuar zgjatje të muskulit në stërvitjen e së mërkurës dhe do të mungojë të paktën dy javë.
Megjithatë, lajmi i mirë për Juventusin është rikthimi i Weston McKenniet.
Alcarazi u huazua në muajin janar nga “zonja e vjetër”, ndërsa në fund të edicionit mund të blihet për afër 50 milionë euro.
Ai ishte titullar në humbjen 2:1 të Juventusit nga Napoli në “Stadio Maradona”.
“Football-Italia” ka mësuar të enjten se Mattia Perin dhe Adrien Rabiot kanë vazhduar stërvitjet në mënyrë individuale.
Juventusi të dielën në orën 18:00, ballafaqohet me Atalantan në kuadër të Serie A.