Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rikthehen nga lëndimi tre yjet e Romës

Daniele De Rossi, Diego Perotti dhe Stephan El Shaarawy janë të gatshëm qe ta ndihmojnë Romën në vazhdim të kampionatit.

Kjo treshe është kthyer nga lëndimi dhe futbollistët janë përfshirë në skuadër për sfidën e nesërme ndaj Sampdorias, transmeton Koha.net.

Maxime Gonalons dhe Rick Karsdorp, megjithatë ende janë në trajtim mejkësor.

Skuadra e Romës për sfidën e nesërme është kjo: Alisson, Lobont, Skorupski; Juan Jesus, Kolarov, Moreno, Fazio, Peres, Emerson Palmieri, Manolas; Nainggolan, Strootman, Pellegrini, De Rossi, Florenzi, Gerson; Perotti, Dzeko, Schick, Cengiz Under, Defrel, Antonucci, El Shaarawy.