Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rikthehen Muller e Hummels, Gjermania barazon me Danimarkën

Thomas Muller dhe Mats Hummels u paraqitën për herën e parë me Gjermaninë prej vitit 2018-të.

Gjermania të mërkurën mbrëma, megjithatë barazoi 1:1 me Përfaqësuesen e Danimarkës. Ishte ndeshje miqësore që u zhvillua në Austri, para nisjes së Evropianit.

Florian Neuhaus e shënoi golin e parë në ndeshje, tre minuta pas pushimit.

Yussuf Poulsen ishte realizator i golit të barazimit. Ai e shfrytëzoi shansin që iu dha pas asistimit të Christian Eriksenit.

Serge Gnabry ishte i pafat në pjesën e parë kur qëlloi shtyllën, ndërsa Muller kishte mundësi të shënonte golin e 39-të me Gjermaninë në paraqitjen e 101-të, por gjuajtja me kokë shkoi drejt në duart e portierit Kasper Schmeichel.

Katër lojtarë tjerë pritet t’i bashkohen Gjermanisë, pasi ishin me detyrë për finalen e Ligës së Kampionëve. Toni Kroos është duke u shëruar nga Covid-19.

Danimarka i ka humbur vetëm dy lojë që prej shtatorit të vitit 2018-të.

Edhe Gjermania barazon rezultatin Botërori 2026 3 j. më parë Gjermania barazon rezultatin

Do të luajë kundër Bosnjës të dielën, ndërsa Gjermania përballet me Letoninë.

Danimarka është në grup me Belgjikën, Finlandën dhe Rusinë.

Nga ana tjetër, Gjermania është në grupin më të vështirë, me Francën, Portugalinë dhe Hungarinë.