Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ricky Rubio i bashkohet Clevelandit

Plejmejkeri i Përfaqësueses së Spanjës, Ricky Rubio është larguar nga Minessota Timberwolves për t’iu bashkuar skuadrës së Clevelandit. Clevelandi e ka dërguar qendrën Tauren Prince, zgjedhjen e dytë të draftit të vitit 2022 dhe i ka dhënë para Minnesotas, për të siguruar shërbimet e Rubios, i cili ka një dekadë që luan në NBA.

Marrëveshja mes klubeve ishte arritur javën e shkuar, por është dashur të pritet aprovimi i ligës dhe Rubios, i cili ishte në Japoni duke luajtur për Spanjën në Lojërat Olimpike.

Ai shënoi 38 pikë në humbjen e Spanjës në çerekfinale të martën kundër SHBA-së. Sezonin e shkuar në NBA, Rubio ka luajtur me një mesatare prej 8.6 pikëve e 6.4 asistimeve për Minnesotan.