Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rice nuk do të luajë kundër Shqipërisë

Mesfushori i West Ham Unitedit, Declan Rice, nuk do të jetë pjesë e Anglisë për ndeshjet e nëntorit për shkak se është i sëmurë.

22-vjeçari nuk ka qenë në gjendje të stërvitet për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Shqipërisë dhe San Marinos.

Te Anglia kanë thënë që ai nuk do të zëvendësohet për momentin. Anglia luan kundër Shqipërisë të premten, ndërsa kundër San Marinos më 15 nëntor.

“Tre Luanëve” u duhen edhe katër pikë nga këto ndeshje për t’u kualifikuar në “Katari 2022”.