Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ricciardo triumfon në Monako, me gjithë problemet me bolid

Daniel Ricciardo ka sjellë kujtimet e legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, në kohën kulmore të tij, ndërsa australiani triumfoi të dielën në garën e Shpërblimit të Madh të Monakos në garën e 250-të të skuderisë së tij Red Bull.

Ricciardo ka triumfuar për herë të parë në karrierë duke startuar nga pozita e parë startuese. Ai voziti në dy të tretat e garës një bolid me probleme me fuqi, që u shfaqën në rrethin e 28-të.

Piloti gjerman i Ferrarit, Sebatian Vettel, doli i dyti, ndërsa zvogëloi disavantazhin ndaj Lewis Hamiltonit të Mercedesit në 14 pikë pas gjashtë garave, transmeton “Koha Ditore”.

Kampioni në fuqi, Hamiltoni, përfundoi i treti të dielën.

“Ke bërë një punë të jashtëzakonshme”, ka thënë kreu i Red Bullit, Christian Horner, pasi Ricciardo hyri në finish 7.3 sekonda para Vettelit. “Kjo është pikërisht ajo çfarë bënte Schumacheri”.

Hera e vetme e kaluar që Ricciardo ishte në pozitën e parë startuese në Monako ishte dy vjet më parë, kur humbi garën ndaj Hamiltonit për shkak të strategjisë dhe përfundoi i dyti.

Kësaj radhe Ricciardo bëri një start të pastër dhe kontrolloj tempon dhe garën, dukej shumë i sigurt në fitore.

Por papritmas dukej se çdo gjë do të shkonte dëm kur raportoi skuadrën për humbje të fuqisë.

“Në rregull, po e shohim se çfarë po ndodh. Thjesht vozit qetë dhe vazhdo të jesh i përqendruar”, i tha inxhinieri i garës.

“A do të bëhet më mirë?” - pyeti australiani.

“Negative”, erdhi përgjigjja.

Nga ai moment, Ricciardo, me bolid me fuqi të vogël dhe me Vettelin prapa, ishte një model i konsistencës në shtegun ku tejkalimet janë sfidë edhe për talentet më të mëdhenj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm