Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ribery i hapur për të kaluar te Fiorentina

Franck Ribery është i hapur për t’iu bashkuar Fiorentinës, sipas “SkySport Italia”, me Dynamo Moskën dhe Spartak Moskën që po ashtu kanë bërë oferta.

Francezi është lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Bayernin përfundoi dhe në moshën 36-vjeçare ai ka thënë se s’është i gatshëm të pensionohet.

Sipas medieve italiane, Fiorentina është klubi favorit për transferimin e tij.

Ai është i gatshëm të negociojë detajet e kontratës dhe të luajë për herë të parë në Itali. Në të kaluarën ka luajtur për Boulougne, Olympique Alesin, Stade Brest, Metz, Galatasaray dhe Olympique Marseille.

Ribery iu bashkua Bayernit më 2007 dhe realizoi 124 gola e asistoi 182 herë në 425 paraqitje.