Barcelona B i humbi dy pikë në “Municipal Sagnier” edhe pse dy herë ishte në avantazh.
Rey Manaj ishte i saktë dy herë nga pika e bardhë, por takimi në udhëtim kundër AE Prat përfundoi me rezultatin e barabartë 2:2 të mërkurën mbrëma.
Ishte ndeshje e xhiros së 14-të që është dashur të zhvillohej më 31 janar, por që është shtyrë për shkak të testeve pozitive me koronavirus te ekipi nikoqir. Manaj shënoi në minutën e 51-të dhe të 81-të.
Ai shkon në kuotën e pesë golave të realizuar në 14 ndeshje me Barcelonën B. Barça B është në vendin e tretë me 20 pikë, tetë më pak se Gimnastic lider, por që e ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.