Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shënon Manaj, Barcelona B e nisi vitin me fitore

Sulmuesi i Shqipërisë, Rei Manaj, e ka shënuar një tjetër gol në fitoren e Barcelonës B.

Ekipi i dytë i Barcelonës e nisi vitin 2021 me fitoren 4:0 kundër skuadrës Badalona të dielën në mbrëmje.

Ishte fitorja e tretë rresht për “blaugranan”, që fitoi falë autogolit të Roger Colominas, dy golave të mesfushorit Alex Collado, dhe një tjetër të Manajt.

Manaj ishte shënues i golit të tretë në minutën e 87-të nga penalltia.

Barcelona B pas 10 ndeshjeve renditet e dyta në tabelë me 16 pikë, një më pak se Gimnastic.

Për vendësit ishte ndeshja e 50-të e zhvilluar në stadiumin “Johan Cruyff”.