Elvis Rexhbeçaj ka qenë titullar në fitoren që Augsburgu e shënoi ndaj Union Berlinit, kurse Mërgim Berisha është kthyer nga lëndimi dhe luajti nga minuta e 85-të.
Augsburgu të shtunën fitoi në shtëpi përballë Union Berlinit me rezultatin 1:0.
Golin e fitores e realizoi Dion Beljo në minutën e 53-të.
Me këtë fitore, Augsburgu tani ka 34 pikë në pozitën e 13-të.
Union Berlini bën hap të gabuar në luftën për të zënë një vend në “Champions” edicionin tjetër.
Mbetet me 56 pikë.