Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rexhbeçaj i pazëvendësueshëm në humbjen e Koelnit

Mesfushori Elvis Rexhbeçaj ka luajtur gjatë tërë takimit te Koelni që pësoi disfatë nga Eintracht Frankfurti me rezultatin 2:0.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i ka takuar xhiros së 21-të të Bundesligës së Gjermanisë.

Me këtë humbje, Koelni ka bërë një hap prapa në garë për mbijetesë. Aktualisht është jashtë zonës së rënies nga elita e futbollit gjerman. Mban vendin e 14-të me 21 pikë, duke lënë prapa katër skuadrat e fundit të Bundesligës, Hertha Berlinin, Arminia Bielefeldin, Mainzin dhe Schalken.

Rexhbeçaj është bërë i rëndësishëm te Koelni, ku luan si huazim.

Artikuj të ngjashëm