Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rexhbeçaj e Bochumi me fitore të thellë ndaj Bayernit

Bochumi ka befasuar liderin e Bundesligas Bayern Munichun, duke e mposhtur me rezultat të thellë 4:2.

Në këtë ndeshje titullar ishte Elvis Rexhbeçaj te Bochumi.

Vendasit katër gola i shënuan në pjesën e parë. Të parët në epërsi kaluan “bavarezët” me golin e shënuar nga Robert Lewandowski në minutën e nëntë për 1:0.

Vetëm pesë minuta më vonë, vendasit barazuan me Christopher Antwi-Adjei në 1:1.

Jurgen Locadia në minutën e 33-të kaloi në epërsi Bochumin prej 2:1.

Cristian Gamboa në minutën e 40-të dhe Gerrit Holtmann në të 44-n shtuan epërsinë e nikoqirëve në 4:1.

Edhe Bayerni pëson humbjen e parë në Bundesligë Futboll Bayerni pëson humbjen e parë në Bundesligë

Krejt çfarë arritën të bënin “bavarezët” në pjesën e dytë ishte të ngushtonin rezultatin në 4:2 me golin e shënuar nga Lewandowski për 4:2.

Bayerni pas 22 ndeshjeve është lider në Bundesliga me 52 pikë. Bochumi ka 28 pikë në pozitën e 11-të.