Mesfushori kosovar Elvis Rexhbeçaj duket të jetë stabilizuar te skuadra e Bundesligës gjermane, Koeln. Rexhbeçaj 22-vjeçar të hënën startoi te Koelni që pësoi 4:2 në shtëpi nga RB Leipzigu.
Ndeshja i takoi xhiros së 29-të të kampionatit gjerman. Madje Rexhbeçaj në minutën e shtatë goditi shtyllën nga një pozitë e vështirë. Topin e kthyer në portë e dërgoi Jhon Cordoba, ndërsa “kicker” e ka vlerësuar asistim të Rexhbeçajt. Ai luajti deri në minutën e 59-të. Për herë të dytë rresht ka startuar te Koelni.
Anthony Modeste shënoi golin tjetër të Koelnit, kurse për RB Leipzigun realizuan Patrik Schick, Christopher Nkunku, Timo Werner e Daniel Olmo.
Koelni renditet i 11-ti me 34 pikë, ndërsa RB Leipzigu i treti me 58 pikë.