Kapiteni i Borussia Dortmundit, Marco Reus, ka pësuar lëndim muskulor që do ta mbajë jashtë fushës së paku katër javë, ka njoftuar klubi i Bundesligës gjermane të mërkurën.
Reus 30-vjeçar ka marrë lëndimin në minutat e fundit të ndeshjes së humbur 3:2 nga Werder Bremeni në 1/8 e finales të Kupës së Gjermanisë, të martën, transmeton Koha Ditore.
Lëndimi është goditje e madhe për Dortmundin që zë vendin e tretë në Bundesligë e po lufton për titull me Bayern Muenchenin e RB Leipzigun.
Dortmundi po ashtu do të jetë pa kapitenin kur e pret Paris Saint-Germainin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, këtë muaj.