Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reusi kthehet në stërvitje

Mungesën e superyllit të skuadrës, Borussia Dortmundi e ka ndjerë shumë gjatë muajit shkurt, me skuadrën që ka fituar vetëm një ndeshje, pa të.

Marco Reusi, që mungon për shkak të tërheqjes së muskulit, ka bërë që edhe lojtarët e tjerë të skuadrës, të paraqiten keq, përfshirë Paco Alcacerin që ka shënuar vetëm një herë, në mungesë të Reusit. Edhe zëvendësimi i tij Mario Gotze, nuk është për t’u lavdëruar, me tre gola të realizuar e vetëm një asistim.

Por, 29-vjeçari ka filluar të punojë në fushë me pjesën tjetër të ekipit duke shfaqur shenja të shërimit dhe kthimi i tij parashihet qysh këtë vikend, kundër Augsburgut.

Lajmin e mirë e konfirmon edhe trajneri Lucien Favre, i cili ka thënë se Reusi do të jetë pjesë e ekipit për udhëtimin në Augsburg, por për ta angazhuar, duhet të merret edhe leja e mjekut të skuadrës, transmeton KTV.

Efekti i kapitenit në fushë të Dortmundi, në këtë edicion i ka sjellë skuadrës 22 gola në Bundesligë dhe 10 gola të tjerë në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Gjermanisë.

Artikuj të ngjashëm