Sport

Reus hero i Dortmundit ndaj Hertha Berlinit

Foto: Reuters

Dortmundi ka shënuar fitore shumë të vështirë në udhëtim te Hertha Berlinit.

Mysafirët dy herë e panë veten në disavantazh, por arritën të përmbysin gjithçka për të arkëtuar pikët e plota, transmeton Koha.net.

Kalou i dha epërsinë Herthës në minutën e katërt të takimit.

Dortmundi barazoi shifrat pas dhjetë minutave përmes Delaneyt.

Por, Hertha sërish riktheu epërsinë përmes Kalous që shënoi nga penaltia në minutën e 35.

Zagadou barazoi sërish shifrat në minutën e 47. E golin e fitores e shënoi Reus në minutën e 90+2 pas asistimit nga Sancho.

Në krye të tabelës Dortmundi ka 60 pikë, kurse Hertha në vendin e 10 ka 35 pikë.