Sport

Dortmundi mposht Hertha Berlinin

Foto: Reuters

Dortmundi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Hertha Berlini.

Mysafirët shënuan fitore prej 2 me 1, transmeton Koha.net.

Sancho ishte ai që i dha epërsinë Dortmundit në minutën e 15 pas asistimit nga Brandt.

E pas dy minutave Thorgan Hazardi e dyfishoi epërsinë pas asistimit nga Hakimi.

Hertha arriti të ngushtojë epërsinë në minutën e 34 përmes Daridas, por që s’ishte e mjaftueshme për të marrë pikë nga ky takim.

Në minutën e 45 Dortmundi mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Hummels u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Me këtë fitore Dortmundi arrin në kuotën e 23 pikëve dhe mban vendin e pestë. Hertha në vendin e 16 ka 11 pikë.