Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reus dëshiron të qëndrojë në Dortmund

Pavarësisht interesimit të klubeve të mëdha evropiane, sulmuesi i Dortmundit, Marco Reus, nuk do të largohet nga skuadra e tij aktuale, transmeton KTV.

E përditshme gjermane “Bild”, shkruan se Reus është shumë i lumtur në Dortmund dhe dëshiron t’i mbetet besnik skuadrës ku ka kaluar formën më të mirë në karrierë.

Gjermani gëzon edhe një simpati të madhe nga tifozët e Dortmundit, të cilët dëshirojnë ta shohin ende në fanellën e skuadrës së tyre të zemrës.

Kontrata e Reusit me Dortmundin i skadon në vitin 2019.

Këtë edicion, 27-vjeçari ka shënuar 8 gola në 17 paraqitje që ka pasur.

Artikuj të ngjashëm