Mbrojtësi i Francës, Leo Dubois, ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe do të mungojë në ndeshjet e radhës të përfaqësuese. Federata e Futbollit të Francës ka njoftuar se Dubois është dërguar në shtëpi dhe do të vetizolohet, raporton agjencia Reuters.
Mbrojtësi i djathtë i Lyonit do të mungojë në miqësoren e të mërkurës kundër Ukrainës dhe në ndeshjet e Ligës së Kombeve, kundër Portugalisë të dielën dhe Kroacisë më 14 tetor.
Dubois i ka luajtur pesë ndeshje me përfaqësuesen e Francës.