Kylian Mbappe është raportuar se ka dal pozitiv në testet për koronavirus.
The Sun pohon se francezi dhe lojtari i PSG-së ka dal pozitiv në koronavirus, transmeton KOHA.
Mbappe është trajnuar së bashku me ekipin e Kombëtares Franceze të hënën, ndërsa është shfaqur në disa fotografi duke u përqafur me bashkëlojtarin Presnel Kimpembe si dhe lojtarët e tjerë.
Mbappe tani është detyruar të largohet nga ekipi Francez, me vendim të menjëhershëm, që do të thotë se ai do të mungojë në ndeshjen e Përfaqësueses franceze kundër asaj Kroate.