Kapitenia Wendie Renard ka shënuar gol në minutat e fundit të ndeshjes për t’ia siguruar Francës fitoren përballë Brazilit, në ndeshjen e dytë të Grupit F.
Franca të shtunën fitoi 2:1 në Botërorin e futbollisteve.
Në ndeshjen që u zhvillua në Brisbane të Australisë, Franca kaloi e para në epërsi me golin e Eugenie Le Sommer në minutën e 17-të.
Debinha barazoi shifrat në minutën e 58-të, ndërsa Renard shënoi në minutën e 83-të.
Franca i prinë Grupit F me katër pikë, aq sa ka edhe Xhamajka në pozitën e dytë.
Në vendin e tretë është Brazili me tri pikë, kurse Panamaja është e fundit pa pikë.
Edhe
Brazili eliminohet nga Botërori
Xhamajka po të shtunën, fitoi në duelin tjetër të grupit përballë Panamasë, 1:0.
Golin për xhamajkanet e shënoi Allyson Swaby, në minutën e 56-të.