Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rekordet që Messi e Mbappe mund të arrijnë në finale

Janë disa rekorde që Lionel Messi e Kylian Mbappe mund t’i arrijnë në finalen që fillon në ora 16:00.

FIFA ka paraqitur disa prej tyre:

Messi do ta bëjë paraqitjen e 26-të në Kupën e Botës, nëse luan ndaj Francës. Ai do të bëhet rekordmen për paraqitje. Aktualisht e ndan rekordin me Lothar Matthaeusin, ikonën gjermane. Të dy i kanë nga 25 paraqitje.

Mbappe, që shënoi golin e fundit të Francës në finalen e fituar ndaj Kroacisë në Kupën e Botës 2018, mund të bëhet vetëm lojtari i pestë që shënon gol në më shumë se një finale të Kupës së Botës. Vava, Pele, Paul Breitner dhe Zinedine Zidane janë të vetmit që e kanë arritur këtë.

Nëse Argjentina fiton pas 90 minutave apo në vazhdime, Messi do të barazoi rekordin e Miroslav Kloses për më së shumti fitore në Kupën e Botës (17).

Mbappe mund të bëhet lojtari i parë që shënon dy gola me goditje jashtë zonës në finale të Kupës së Botës

Edhe Mbappe thotë se Messi do t’i shënojë gol Spanjës Botërori 2026 Mbappe thotë se Messi do t’i shënojë gol Spanjës

Messi mund të bëhet lojtari i parë që fiton më shumë se një herë Topin e Artë të Botërorit. Ai e ka arritur këtë në Brazili 2014.

Nëse Mbappe dhe Messi realizojnë, do të jetë hera e parë që dy kundërshtarë nga i njëjti ekip shënojnë në finale të Kupës së Botës. Hera e fundit që dy bashkëlojtarë në nivel klubesh shënuan në finale të Botërorit ishte në vitin 1974. Dyshja e Bayernit, Paul Breitner dhe Gerd Mueller shënuan për Gjermaninë Perëndimore.