Erling Haaland po përgatitet për derbin e parë ndaj Manchester Unitedit, të dielën.
Ai e nisi me rekorde aventurën te Manchester City dhe në mënyrë të tillë mund ta vazhdojë edhe në fundjavë.
Haalandi ka shënuar 14 gola në dhjetë ndeshjet e Cityt para pushimit për shkak të aktiviteteve të përfaqësueseve.
Haalandi realizoi 11 gola në shtatë paraqitjet e para në Premier League. Rekordi i mëparshëm ishte 10 gola. Mick Quinn e kishte arritur këtë nga dhjetori i vitit 1992.
Nëntë gola në pesë ndeshje ishte një rekord tjetër.
Haalandi është lojtari i parë që shënon në katër ndeshjet e para si mysafir në Premier League.
Po ashtu, theu rekorde edhe në Ligën e Kampionëve në debutim kundër Sevillas kur shënoi dy gola në fitoren 4:0, por realizoi edhe një tjetër kundër Dortmundit.
Ai u bë lojtari i parë që shënon më shumë se një gol në debutim, me tri skuadra të ndryshme. “Hat-trick” kishte shënuar për Salzburgun kundër Genkut, dhe dy gola për Dortmundin ndaj Paris Saint-Germainit.
Ka 26 gola të realizuar në 21 ndeshje të “Championsit”.
Rekordi i golave të shënuar për një sezon në Premier League është 34, i vendosur nga Andy Cole në edicionin 1993-94. Në atë edicion janë zhvilluar 42 ndeshje të ligës.
Haalandit i duhen edhe 24 gola në 31 ndeshjet e ardhshme.
Rekordin me 38 ndeshje të luajtura në Premier League për një sezon e mban Mohamed Salah. Egjiptiani kishte shënuar 32 gola në edicionin 2017-18.