Erling Haaland është bërë lojtari që ka arritur më së shpejti realizimin e 100 golave në 111 ndeshje në Premier League të Anglisë.
Sulmuesi norvegjez, Haaland, shënoi golin e parë në minutën e 17-të për Manchester Cityn që po fiton thellë ndaj Fulhamit 4:1.

Haaland shkëlqen në ndeshjen ku u shënuan nëntë gola
Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland shënoi një gol dhe kontribuoi me dy asistime në fitoren e Manchester Cityt të martën mbrëma. City e fitoi 5:4 ndeshjen kundër Fulhamit, në kuadër të xhiros së 14-t të Premier Leagues së Anglisë.
Haaland shënoi golin e parë në ndeshje. Me golin e realizuar në minutën e 17-të, Haaland u bë lojtari që ka arritur më së shpejti shifrën e 100 golave në 111 ndeshje në Premier League.
Ai asistoi për golin e dytë të shënuar në minutën e 37-të nga Tijjani Reijnders dhe golin për 4:1 të realizuar nga Phil Foden në minutën e 48-të. Foden shënoi edhe golin e tretë në minutën e 44-t.
Sander Berge shënoi autogol në minutën e 54-t për rezultatin 5:1. Por Fulhami më pas shënoi tri gola për ta ngushtuar rezultatin në 5:4. Fulhami një gol e realizoi në pjesën e parë.
City është në vendi ne dytë me 28 pikë nga 14 ndeshje. Por Arsenali është në vendin e parë me 30 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Fulhami është në vendin e 15-të me 17 pikë.