Manchester City është kampioni i ri anglez. Me formë të jashtëzakonshme në sezonin 2017/18, ekipi i Pep Guardiolas arriti të thyejë shtatë rekorde të mahnitshme.
Manchester City arriti të bëhej ekipi i parë që ka grumbulluar 100 pikë për një sezon duke lënë prapa rekordin e sezonit 2004/05 të Chelseat që e mbylli me 95 pikë.
City theu rekordin edhe për më së shumti fitore, duke e mbyllur sezonin me 32 gola.
Ekipi i Pep Guardiolas arriti të realizojë më së shumti gola në një sezon. Ky ekip shënoi 106 gola.
Edhe rekordi për më së shumti fitore si mysafir tash i takon “Qytetarëve” që nga 19 ndeshje si mysafir i fituan 16.
Edhe
Statistikat prapa sezonit të paharrueshëm të Premier Ligës
Golaverazhi prej 79 golash këtë sezon i mjaftoi Cityt që të thyejë rekordin e Chelseat që mbahej nga sezoni 2009/10 kur “Blutë” mbyllën sezonin me 71 gola diferencë.
City përfundoi kampionatin me 19 pikë diferencë nga pozita e dytë duke e fituar një rekord të ri po ashtu.
Skuadra kampione po ashtu ka thyer rekordin edhe për minutazhën më të shkurtër në disavantazh. Ky ekip ishte në disavantazh vetëm 153 minuta këtë sezon.
Phil Foden u bë lojtari më i ri që ka marrë medalje në Premier Ligë, me vetëm 17 vjet e 350 ditë.
City po ashtu në ndeshjen e fituar ndaj Swanseas muajin e shkuar u bë ekipi me më së shumti pasime të tentuara, me mbi 1000.
Si lojtar, mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka thyer rekord me 3117 pasime të tentuara këtë sezon. Megjithatë aty vlen më shumë saktësia, ku Nicholas Otamendi pati 2825 pasie të sakta e Xhaka pati 2709.
Rekord tjetër ishte ai i Newcastlet ku mbylli sezonin me 44 pikë e që është rekord për më së paku pikë të grumbulluara nga ekipi që mbyll sezonin në pozitën e dhjetë.
Edhe
Fokusi te rekordet mbajti të motivuar Cityn
Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah theu rekordin për më së shumti gola në një sezon, me 32 gola të shënuara.
Për herë të tretë në histori të Premier Ligës, tri ekipet e promovuara shmangën rënien. Bëhet fjalë për Newcastlen, Brightonin dhe Huddersfieldin.