Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fokusi te rekordet mbajti të motivuar Cityn

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, thotë se mundësia për të thyer disa rekorde ka mbajtur të fokusuar ekipin deri në xhirot e fundit të këtij edicioni.

City theu rekordin e pikëve për një edicion në Premier League, duke tubuar 97 pikë pas fitores së fundit ndaj Brightonit. Rekordi i vjetër mbahej nga Chelsea që stinorin e shkuar kishte tubuar 95 pikë, shkruan sot Koha Ditore.

Por nëse të dielën triumfon edhe ndaj Southamptonit në xhiron e fundit, atëherë City do ta mbyllë edicionin me 100 pikë, një tjetër rekord.

City gjithashtu ka barazuar rekordin në Premier League prej 31 fitoreve brenda një edicioni, si dhe ka vendosur rekord për gola të shënuar, pasi në 37 ndeshje ka regjistruar plot 105 gola.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)