Keniasi Eliud Kipchoge ka thyer rekord botëror duke e kaluar maratonën e Berlinit për vetëm dy orë, një minutë e 39 sekonda.
33-vjeçari theu rekordin e vjetër për një minutë e 20 sekonda, rekord i cili ishte vendosur nga Dennis Kimmeto më 2014.
“Nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë ditë. Jam shumë falënderues dhe i lumtur që kam thyer rekordin botëror”, ka thënë ai, raporton BBC.
Garën në kategorinë e femrave e fitoi Gladys Cherone e Kenisë, që kaloi maratonën për 2:18:11.
Kipchoge ka fituar sivjet edhe Maratonën e Londrës, dhe është kampion olimpik për vrapim në distancë të gjatë.
Artikuj të ngjashëm