Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reja: Nuk duhet ta nënvlerësojmë Andorrën

Seleksionuesi i Shqipërisë, Eduardo Reja, ka folur para ndeshjes së nesërme kundër Andorrës në eliminatoret për Botërorin 2022 në Katar.

Reja ka thënë se Andorra është kundërshtare e fortë dhe se nuk duhet nënvlerësuar.

“Nuk është se kemi pasur shumë ditë në dispozicion për të përgatitur këtë ndeshje. Gjithsesi ekipin e kam parë mirë, pra ka pasur lojtarë që kanë luajtur edhe të dielën, që do të thotë që ka pasur pak lodhje në këto ditët e fundit me klubet e tyre. Kam qenë pak i shqetësuar sepse në dy muajt e fundit situata nuk ka qenë shumë mirë e disa lojtarëve, ka pasur dëmtime, probleme me Covid, por në këtë ndeshje pra situata pak javë më parë u qetësua dhe të gjithë pothuajse po luajnë titullar me klubet e tyre dhe janë mirë fizikisht. Kjo më jep qetësi, jemi ne formë të mirë por duhet fokus dhe përqendrim shumë i madh. Ne do të donim ta rifillonim aty ku e kemi lënë edicionin e fundit të Ligës së Kombeve sa i përket formës dhe rezultateve. E dimë që Andorra është kundërshtar i fortë dhe nuk duhet kurrsesi ta nënvlerësojmë”, ka deklaruar Reja.

Më tutje Reja shtoi se skuadra është rritur në nivelin teknik, por që tani është momenti i së vërtetës për të treguar nëse ekipi është në rrugën e duhur të rritjes.

“Ne mund të themi që jemi një ekip më i mirë dhe pritshmëritë janë për t’u rritur akoma. Tani është momenti i së vërtetës, të shohim ndaj Andorras nëse vërtetë jemi rritur ose jo. Kemi mundësinë ta tregojmë këtë ndaj rivalëve të fortë që i kemi ne grupin e botërorit.”, tha Reja.

Edhe Reja me Shqipërinë synon kualifikimin në “Euro 2024” Sport Reja me Shqipërinë synon kualifikimin në “Euro 2024”

E sa i përket formacionit startues ndaj Andorras, Reja tha se tashmë e ka vendosur atë por qe nuk ka zbuluar më shumë detaje duke shtuar se do të bazohet tek lojtarët të cilët kanë krijuar mentalitetin e duhur.

“Patjetër që kamë një ide të qartë për formacionin që do të hedhë në fushë nesër, ne e kemi formacionin tonë. Gjithsesi unë nuk kam ndërmend të bëjë eksperimente në këtë ndeshje do të mbështete te lojtarët të cilët kanë krijuar mentalitetin e duhur dhe tek të cilët unë kam besim. Pastaj kemi edhe dy ndeshje të tjera dhe do të kemi mundësinë të bëjmë ndryshime dhe për këtë arsye kam ftuar një grup të madh prej 28 lojtarëve. Me vjen keq për Abrashin dhe Balajn që nuk kisha mundësinë t’i grumbulloja.” theksoi trajneri i Shqipërisë.