Përzgjedhësi i Shqipërisë, Eduardo Reja është shprehur i dëshpëruar me paraqitjen në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Islandës.
Ndeshja në Islandë përfundoi 1:1.
“Në pjesën e parë luajtëm mirë dhe kaluam në avantazh. Por në fillim të pjesë së dytë dhuruam golin e barazimit dhe komplikuam gjithçka. Pranuam golin pas katër minutave dhe nuk bëmë asgjë nga ajo që është dashur të bëjmë. Më pas u mbyllëm, ndërsa është dashur të sulmojmë më shumë. Në pjesën e dytë patëm një rënie dhe nuk ishte e lehtë të shkonim sërish te goli”, ka theksuar Reja pas ndeshjes në Reykjavik. “Më vjen keq, por duhet të shikojmë përpara. Kemi ndeshjen ndaj Izraelit ku kërkojmë fitoren. Kemi objektivat tona për këtë garë. Bëjmë gabime të pafalshme që duhet t’i shmangim. Pas barazimit islandezët dolën në lojën që donin. Janë shumë të fortë dhe në kundërsulm bëhen të rrezikshëm”, ka shtuar tekniku italian.