Portieri Pepe Reina, mund të rikthehet përsëri në Premier Ligën angleze, por jo te ish – skuadra e tij, Liverpool.
Spanjolli është duke u kërkuar nga Manchester City i Guardiolas dhe ka mundësi të mëdha që ai të largohet gjatë verës nga Napoli, shkruan “Corriero dello Sport”, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër portierin me përvojë, është interesuar edhe Newcastle United, skuadër që drejtohet nga trajneri spanjoll, Rafael Benitez, me të cilin Reina kishte punuar te Liverpooli dhe Napoli.
Reina është 32-vjeçar, por përvoja e tij e madhe ka bërë që të interesohen klubet angleze për ish – gardianin e Barcelonës, Vilarrealit dhe Liverpoolit.