Skuadra e Reimsit ka mposhtur Strasbourgun në ndeshjen e parë të xhiros së 14-të të Ligue 1 të Francës. Reimsi triumfoi me rezultatin 2:1 të premten mbrëma për fitoren e shtatë këtë edicion, e cila e ngrit në kuotën e 23 pikëve.
Reimsi i dha fund çështjes së fituesit në pjesën e parë, pasi shënoi të dy golat.
Fillimisht, Amir Richardson zhbllokoi rezultatin me golin e shënuar në minutën e 10-të. Epërsinë e dyfishoi sulmuesi Mohammed Daramy në minutën e 42-të, ndërsa krejt çka arriti Strasbourgu deri në fund të takimit ishte ta ngushtojë rezultatin.
Golin e nderit për Strasbourgun e shënoi sulmuesi Kevin Gameiro nga penalltia në minutën e 88-të.