Klubet e Serisë A italiane e kanë refuzuar skenarin për të luajtur në “play-off” në fund të sezonit.
Lega ka pasur një mbledhje në mbrëmjen e të premtes, në mënyrë që t’i rregullojë të gjitha çështjet për këtë sezon dhe të përfundohet menjëherë pasi të largohet koronavirusi.
Sipas gazetarit të La Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira, klubet e kanë refuzuar propozimin e play-offit dhe play-outit, që do të vendoste për fatin e këtij edicioni në Itali, transmeton KTV.
Ideja tjetër është që të luhen ndeshje çdo tre ditë dhe të shfrytëzohet i tërë muaji qershor për ta përfunduar sezonin në mënyrë të rregullt.
Kjo ide tregon qartë se Euro 2020 do të shtyhej.
Artikuj të ngjashëm