Autoritetet e futbollit të Arabisë Saudite pritet të suspendojnë përjetësisht referin Fahad al Mirdasi, pak javë para se të udhëtonte për në Rusi dhe të referonte ndeshjet në Kupën e Botës në futboll.
Al Mirdasi është vetofruar të kurdisë finalen e Kupës së Mbretit të shtunën në favor të njërit prej klubeve pjesëmarrëse, dhe Federata e Futbollit e Arabisë Saudite (SAFF) ka kërkuar që FIFA t'i japë 32-vjeçarit një suspendim në gjithë botën dhe ta largojë nga lista e referëve të Kupës së Botës, shkruan Koha Ditore.
Sipas mediave, në mbrëmjen e 11 majit, Al Mirdasi ka kontaktuar zyrtarin e një prej skuadrave pjesëmarrëse të finales nëpërmjet një SMS-je dhe ka kërkuar një pagesë në shkëmbim për ndihmën e tij që skuadra ta fitojë ndeshjen.
Zyrtari i klubit menjëherë e ka raportuar çështjen te SAFF-i, që më pas ka raportuar rastin tek autoritetet relevante qeveritare... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)