Asnjë nga 36 referët dhe anëtarët e jurisë që ishin përkujdesur për vlerësimin në lojërat olimpike “Rio 2016” nuk do të lejohen të referojnë në “Tokio 2020”. Këtë e ka bërë të ditur task-forca e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), të enjten.
Disa anëtarë të jurisë dhe referë u dërguan në shtëpi nga Rio gjatë turneut pas një numri të madh të vendimeve të diskutueshme gjatë turneut të boksit, shkruan sot Koha Ditore.
Në Lojërat Olimpike në Tokio, referët dhe juria do të zgjidhen nga një grup i atyre që janë të certifikuar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Boksit (AIBA).
“Synimi kryesor i task-frocës së boksit të IOC-së është që të sigurohet kompletimi i misionit për të ofruar ngjarjet, duke vënë në rend të parë boksierët dhe po ashtu të ketë transparencë dhe rezultate kredibile sportive, si dhe ferplej”, ka thënë kreu i task-forcës së boksit Morinari Watanabe.
Një hetim i AIBA-s në vitin 2017 nuk kishte zbuluar ndonjë ndikim në rezultate dhe rekomandoi që gjyqtarët nga Rio të riintengrohen në baza, rast pas rasti. Por, kriteret e reja të zgjedhjes nga IOC-ja i kanë vlerësuar ata jo të përshtatshëm për Lojërat Olimpike në Tokio.
Edhe
Zyrtare, boksi kthehet në programin olimpik
Anëtarë të task-forcës kanë thënë se vendimi ka pasuar diskutimet me sportistët për të rritur qartësinë, transparencën dhe integritetin në procesin e zgjedhjes dhe referimit në Lojërat Olimpike.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)