Vendimi i IOC-së për të shtyrë Lojërat Olimpike “Tokio 2020” ka marrë përkrahjen edhe të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Në fakt KOK-u më herët ka thënë se do të përkrah çdo vendim të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, raporton Koha.net. IOC-ja të martën vendosi për të shtyrë Lojërat, që do të mbahen më së largu në verën e vitit 2021.
“Vendimi erdhi shkaku i përhapjes së pandemisë së koronavirusit dhe arsyeja e dytë është pamundësia që çdo sportist të ketë mundësi të barabarta të praktikojë sportin, pasi në disa vende nuk ka arritur ende virusi. Konsideroj se ky vendim është i drejtë në kuptimin e krijimit të kushteve të barabarta për sportistët anembanë botës”, ka thënë kryetari i KOK-ut, Besim Hasani për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik.
Shtyrja natyrisht e ka ndikimin e vet.
“Mund të ndikojë, sidomos te sportistët që kanë fituar normë. Është edhe një shans shtesë, sepse janë 10 - 12 sportistë me potencial nga karateja, boksi dhe sportet tjera, që kanë gati një vit për t’u përgatitur në mënyrë që të kemi sa më shumë sportistë në Lojërat Olimpike”, ka theksuar Hasani.
-
Të hënën filluan kualifikimet olimpike në xhudo, Kosova kërkon normat e radhës
-
Kosova në grup me Serbinë në basketbollin 3x3
-
Orav për largimin e masave: Mori kohë arritja e konsensusit të të gjitha vendeve anëtare
-
Palokaj: Kosova po humb shumë edhe për shkak të krizave politike
-
Palokaj: Kos nuk është dashur ta shtynte vizitën në Kosovë