Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Red Bulli nënshtruan kontratë 440 milionë euro me Oraclen

Red Bull ka nënshkruar kontratë të madhe sponsorizimi në vlerë afro 440 milionë euro.

Me kontratën e re skuadrës së Red Bullit në Formula 1 do t’i ndryshohet emri duke filluar nga stinori i ri, raporton agjencia AP.

Red Bulli ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Oracle dhe skuadra e Formula 1 do të njihet si Oracle Red Bull Racing.

Marrëveshja me firmën e teknologjisë është më luksozja në sportin botëror.

Red Bulli edicionin e kaluar të Formula 1 fitoi titullin e kampionit në konkurrencë individuale me anë të holandezit Max Verstappen. Titulli i kampionit u vendos në rrethin e fundit të garës së fundit të stinorit. Verstappen e tejkaloi Lewis Hamiltonin e Mercedesit dhe ia rrëmbeu titullin.